Vendosni fjalën kyçe....

Sondazhi në Ora News, tkurren LSI-ja dhe PS-ja në krahasim me zgjedhjet e 2017, rritet PD-ja


RTV Ora dhe Notto kanë publikuar mbrëmjen e sotme në Ora Neës sondazhin mbi orientimin e votës për zgjedhjet që do zhvillohen në 25 prill.

Sipas sondazhit Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Socialiste pësojnë një tkurrje të votave të tyre në krahasim me vitin 2017. Përkatësisht LSI-ja e cila mori 14.3% në zgjedhjet e 2017, sipas sondazhit pritet që në zgjedhjet e 25 prillit të marrë diku mes 9 dhe 13%.

Ndërsa Partia Socialiste e cila mori 48.3% në vitin 2017 pritet të marrë mes 42 dhe 46%.

Nga Partitë e mëdha vetëm PD-ja parashikohet të ketë rritje. Nëse në 2017 mori 28.9% të votave tani votat për të djathtën shkojnë mes 33 dhe 37%.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *