Vendosni fjalën kyçe....

Xhaçka takim virtual me homologun portugez: Negociatat ndërqeveritare brenda qershorit 2021


Këtë paradite, ministrja për Evropën dhe Punët e jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim virtual me homolohun e saj portugez, Augustos Santos Silva.

Ata diskutuan për zgjerimin e Bashkimit Europian dhe integrimin e Shqipërisë.

Siç thuhet në një njoftim të ministrisë, Xhacka e informoi Silvën lidhur me reformat e ndërmarra në Shqipëri në përmbushje të kërkesave të Këshillit të marsit 2020.

Portugalia, e cila ka marrë Presidencën e Këshillit të BE-së, nga 1 janar -30 qershor 2021 “angazhohet, nën moton për veprim, të çojë përpara punën për miratimin e kornizës negociuese për Shqipërinë dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare brenda qershorit 2021″.

Kryediplomati portugez nënvizoi se, reformat e deritanishme të ndërmarra nga Shqipëria janë në rrugën e duhur dhe se interesi i Portugalisë është ruajtja e besueshmërisë së BE-së në rajon, nëpërmjet zbatimit të vendimeve të marra.

Xhaçka falënderoi homologun Silva për mbështetjen që Portugalia ka treguar në avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, dhe për prioritizimin e qartë të punës së mbetur për dosjen e zgjerimit.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan ndikimin e pandemisë në vendet raspektive dhe u angazhuan të vijojnë kontaktet për gjetjen e zgjidhjeve imperative, për luftimin e pasojave të saj, përfshirë bashkëpunimin për vaksinat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *