Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 në vendin tonë regjistroi rastet e para më 9 mars 2020, duke shënuan edhe ditën zero të rasteve të njohura zyrtarisht në vendin tonë me virusin e ri Sars Cov2.
Që nga ajo ditë deri më sot 69,238 janë infektuar me Covid-19. Nga numri total persona aktivë të infektuar me Sars Cov2 janë 25,978 njerëz.
Numri i personave që ia kanë dalë të fitojnë luftën nga Covid-19 është 41,969. Duke i shtuar 4 personat që humbën jetën në 24 orët e fundit viktimat në vendin tonë ka shkuar në 1291.
Shqipëria aktualisht ka 4 spitale të dedikuara për trajtimin e Covid-19 përveç rasteve sporadike, dhe aktualisht në këto spitale po marrin trajtim 279 pacientë.
Numri i testimeve totale që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë është 321,372 teste. Aktualisht përveç sektorit publik regjistrohen edhe testimet në laboratorët privatë.
Menaxhimi i pandemisë nga autoritetet shëndetësore nuk është shoqëurar pa polemika në publikun shqiptar, ka një ekzistencë të mosbesimit për mënyrën e trajtimit ku për raste të ndryshme qytetarët zgjedhin edhe spitalet jashtë vendit apo edhe kurimin në kushte shtëpie me bombola oksigjeni private.
Prej disa ditësh në vend ka nisur edhe procesi i vaksinimit, edhe pse me një numër të vogël dozash po vaksinohen mjekë dhe infermierë. Shteti i cili dhuroi dozat e vaksinës është mbajtur sekret nga qeveria ndërsa ditën e djeshme portali Gogo.al zbuloi edhe kontratën sekrete me Pfizer/BioNTech.
Vaksina shihet si shpresa e fundit për t’i dhënë fund pandemisë, ndërsa dozat e tjera pritet të vijnë në vjeshtë dhe dimër.
Statistika:
Testime totale 321,372
Raste pozitive 69,238
Raste të shëruara 41,969
Raste Aktive 25,978
Humbje jete 1291
Të shtruar në spitale 279
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15156
Fier 1953
Durrës 1444
Shkodër 1320
Elbasan 1055
Vlorë 1019
Lezhë 962
Korçë 874
Berat 812
Dibër 506
Gjirokastër 502
Kukës 375