Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori Soreca pas takimit online me Celibashin: Shqiptarët të rinovojnë urgjentisht kartat e identitetit përpara ditës së Zgjedhjeve


Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, këtë të mërkurë ka zhvilluar një takim online me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Ata kanë diskutuar mbi punimet për Kodin e ri Zgjedhor. Lidhur me këtë, Soreca thotë se një sfidë e madhe mbetet rinovimi i kartave të identitetit.

Ai u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që t’i rinovojnë ato urgjentisht para zgjedhjeve, që mbahen më 25 prill.

 “Shkëmbim i mirë me KQZ-në, Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe OSBE. Po punohet për zbatimin e kodit të ri zgjedhor bazuar në reformën e 5 qershorit. Por rinovimi i shumë dokumenteve biometrike të ID është një sfidë e madhe. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve që urgjentisht t’i rinovojnë ato para ditës së zgjedhjeve.”, shkruan Soreca.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *