Vendosni fjalën kyçe....

Batuta e Xhevahir Zenelit: Në SHBA punova roje shkolle, ma vodhën 5 herë brenda javës


Aktori i njohur i humorit, Xhevahir Zeneli, ka rrëfyer pjesë nga jeta e tij gjatë kohës kur ka jetuar në SHBA.

Gjatë një interviste në emisionin ‘A-Show’ në Syri.net, Zeneli ka pohuar se atje ka punuar si roje nate.

Në rrëfimin e tij, aktori i njohur pranon se nuk ka qenë nxënës i mirë në shkollë ndërsa tregon se si e ka fituar mundësinë për t’u futur në univeristet.

“Unë jam nga Luarasi i Kolonjës, fshati i mendjes nga ku kanë dalë tre mësues të mëdhenj. Madje në filmin tim të parë me regji të Vladimir Priftit, unë kisha rolin që të vrisja mësuesin, Petro Nini Luarasi. Unë babain e kam pasur polic, edhe një vëlla po kështu. Unë në shkollë nuk kam qenë ndonjë me mesatare të mirë. Por kisha një kryetar Komiteti që më tha ti do shkosh në shkollë. Birçe Hasko më vonë më tha që ‘ke qenë në teh të thikës, edhe mund të të flaknim jashtë’. Por unë nuk kam pasur mik, pasi unë kam qenë djalë i një polici dhe i një nëne që ishte kamariere.” – tha Zeneli.

Më tej, Zeneli pohon se në SHBA ka punuar si roje shkolle teksa me shaka thotë se brenda javës, shkolla u vodh pesë herë.

“Në Amerikë punoja roje shkolle. Pata shumë sukses, fillova punë të hënën dhe deri tani të premten ma vodhën shkollën 5 herë. Unë kam bërë punë të ndryshme atje. Ne rrinim në një kafene ku shpërndaheshin punëtorët zakonisht, si tek ‘Ushtari i Panjohur’.” – shton aktori gjatë intervistës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *