Vendosni fjalën kyçe....

Donald Trump fal Steve Bannon, aktet e fundit të mëshirës sa është president


Para largimit nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump ka falur ish-këshilltarin e tij Steve Bannon, i cili po përballet me akuza për mashtrim.

Njoftimi erdhi vetëm disa orë para inaugurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Siç shkruan BBC, Trump gjithashtu tregoi mëshirë për më shumë se 140 të tjerë në orët e tij të fundit në detyrë.

Administrata e tij njoftoi faljen e reperit Lil Wayne dhe ulje dënimi për reperin Kodak Black dhe ish-kryetarin e Detroitit Kwame Kilpatrick.

Në përgjithësi, 73 individë morën falje dhe 70 të tjerëve iu ndryshuan dënimet.

Steve Bannon, i cili ishte një strateg dhe këshilltar kryesor i presidentit Trump gjatë fushatës së tij të vitit 2016, u akuzua në gusht të vitit të kaluar për mashtrim rreth një mbledhje fondesh për të ndërtuar një mur në kufirin SHBA-Meksikë.

Prokurorët thanë se Bannon dhe tre të tjerë mashtruan qindra mijëra donatorë në lidhje me fushatën “Ne Ndërtojmë Murin”, e cila mblodhi 25 milion dollarë Por Bannon ka marrë vetë më shumë se 1 milion dollarë, disa prej të cilave i ka përdorur për të mbuluar shpenzimet personale. Ai i mohon akuzat dhe ende nuk është në gjyq.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë tha se Bannon kishte qenë “një udhëheqës i rëndësishëm në lëvizjen konservatore dhe është i njohur për mendjemprehtësinë e tij politike”.

Është e zakonshme që presidentët në largim të lëshojnë falje para se të largohen nga Shtëpia e Bardhë. Falja anulon një dënim penal, ndërsa një komutim shkurton ose përfundon një dënim me burg. Kur bëhet fjalë për krimet e akuzuara në një gjykatë federale, presidenti i SHBA-ve ka praktikisht pushtet të pakufizuar për të falur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *