Vendosni fjalën kyçe....

“Isha Presidenti i parë në dekada që s’nisa asnjë luftë të re!”- Trump mban fjalimin e lamtumirës


Një ditë para se ti dorëzojë detyrën Joe Bidenit, Donald Trump ka mbajtur një fjalim lamtumire në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë fjalimit të tij, Trump tha se administrata e tij kishte bërë shumë për vendin, për të vënë Amerikën të parën, por se virusi kishte ndryshuar gjithçka. Megjithatë pavarësisht virusit, Trump thotë se kur “E gjithë bota vuajti, Amerika i tejkaloi vendet e tjera ekonomikisht për shkak të ekonomisë sonë të pabesueshme dhe ekonomisë që ndërtuam.“

Trump foli dhe për trazirat e 6 janarit në Kapitol, ku theksoi se dhuna nuk mund të tolerohet.

“Të gjithë amerikanët u tmerruan nga sulmi ndaj Kapitolit tonë. Dhuna politike është një sulm ndaj gjithçkaje që ne vlerësojmë si Amerikanë. Asnjëherë nuk mund të tolerohet.”– tha presidenti i SHBA-ve.

Ndërsa rendiste gjithçka që administrate e tij ka bërë në këto katër vjet, Trump tha: “Ne bëmë atë që kemi ardhur këtu për të bërë dhe shumë më tepër. Unë mora betejat e vështira, luftimet më të vështira, zgjedhjet më të vështira, sepse për këtë më zgjodhët të bëj”.

Por mbi të gjitha ai thekson: “Unë jam veçanërisht krenar që jam presidenti i parë në dekada që nuk ka filluar asnjë luftë të re.”

Ai i uroi suksese për herë të parë dhe Joe Bidenit në detyrën e re: “Këtë javë, ne përurojmë një administratë të re dhe lutemi për suksesin e saj në mbajtjen e Amerikës të sigurt dhe të begatë. Ne i shprehim urimet tona më të mira, dhe gjithashtu duam që ata të kenë fat – një fjalë shumë e rëndësishme kjo”.

Pavarësisht urimeve të mira për Bidenit, Trump paralajmëroi se rreziku më i madh me të cilin tani përballet vendi ishte një humbje e besimit.

“Tani, ndërsa largohem nga Shtëpia e Bardhë, kam reflektuar mbi rreziqet që kërcënojnë trashëgiminë e paçmuar që ne të gjithë ndajmë. Si kombi më i fuqishëm i botës, Amerika përballet me kërcënime dhe sfida të vazhdueshme nga jashtë. Por rreziku më i madh me të cilin përballemi është humbja e besimit te vetja, humbja e besimit te madhështia jonë kombëtare. Një komb është po aq i fortë sa shpirti i tij. Ne jemi vetëm dinamikë si krenaria jonë. Ne jemi po aq të gjallë sa besimi që rreh në zemrat e njerëzve tanë.”– tha Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *