Vendosni fjalën kyçe....

Masat anti-Covid/ Kryeministri grek: Do hapim gjimnazet dhe licetë, skijimi mund të presë


Këtë të mërkurë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka bërë të qartë qëllimet e tij për të rinisur gradualisht aktivitetet sociale dhe ekonomike në vendin e tij, të cilat kanë mbetur të bllokuara për shkak të pandemisë.

“Përparësia e qeverisë është hapja e Gjimnazeve dhe Liceut”, sqaroi Mitsotakis, gjatë fjalës së tij në Parlament ku po debatohet dhe mbi projekt-ligjin për të shtrirë zonën bregdetare në 12 milje detare në Detin Jon.

“Skijimi dhe hotelieria mund të presin.”- tha ai sipas gazetës Protothema, duke dërguar një mesazh të qartë se qeveria po synon një rifillim gradual të veprimtarive shoqërore dhe ekonomike.

Mësimi në shkollat fillore në Greqi nisi të hënën e 11 janarit, mirëpo licetë dhe gjimnazet përbënin një përjashtim me mësimin që po zhvillohet online dhe jo nëpër klasa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *