Vendosni fjalën kyçe....

Më parë Prokuroria e Fierit mbylli çështjen se nuk e gjenin dot, sot Gjykata i gjen adresën e shtëpisë në Zvicër Dritan Zaganit


Ish-efektivi i policisë Dritan Zagani i cili denoncoi trafikun e drogës drejt Italisë të të afërme të ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka pranuar në postën e tij personale fletëthirrjen për tu paraqitur në seancë për gjyqin ndaj tij.

Lajmin për mbërritjen e fletë thirrjes e ka bërë me dije vetë Zagani në rrjetet sociale,

Por ajo që bën përshtypje edhe sipas Zaganit është se për të njëjtën gjë Prokuroria e Fierit i mbylli çështjen se nuk i gjenin dot adresën e shtëpisë, ndërsa sot Gjykata e Vlorës ia dërgon fletëthirrjen në shtëpinë e tij ën Zvicër.

Zagani thotë se nuk ka ndërmend të paraqitet në Gjykatë dhe do përfaqësohet nga Avokati i tij.

Sot në postë ishte surpriza e radhës nga atdheu, flete-thirrje për gjyqe nga Gjykata  Apelit Vlore.

Edhe pse ua kam kthyer zyrtare që unë nuk kam ndërmend të paraqitem në gjyqe, dhe se kam një Avokat që më përfaqëson zyrtarisht, përsëri gjykata ngul këmbë e dërgon thirrje zyrtare duhet thënë deri këtu korrekt çdo gjë sipas ligjit, por?

Se si mu kujtua dikur prokuroria e Fierit dikur në pushimin e çështjes ndaj Sajës që pasi më “kërkoi”e më “kërkoi” të dëshmojë për atë çështje, e mbylli fare se nuk më gjenin dot.

Apo rasti kur unë bëj kallëzime të ndryshme për shpifjet e shpifësit e paguar të rilindjes, dhe si gjykatat ashtu dhe prokurorit respektive nuk zhvillojnë hetime sepse që jam në arrati dhe nuk gjindem.

Ndërsa kur duan të gjejë edhe me poste ta sjellin Flet-thirrjen biles.

A thua janë ftilluar dhe kanë kuptuar se unë as jam fshehur e as që i fshihem kurrë drejtësisë, apo thjesht ,thërrasin dhe të gjejnë kur duan vetë dhe kur u intereson!

Se di ndoshta më në fund ka filluar të funksionoje ligji dhe drejtësia, dhe mbase kjo është radha e të vertetës!

Gjithsesi pata një ndjesi të mire kur e mora posten sot”-shkruan Zagani.

Faksimile nga fletëthirrja e Gjykatës

Faksimile nga fletëthirrja e Gjykatës


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *