Drejtori ekzekutiv i kompanisë britanike EasyJet, Johan Lundgren, tha se rezervimet për këtë verë u rritën me 250 përqind krahasuar me vitin e kaluar. Industria e linjave ajrore shpreson në rritjen e kërkesës kur të lehtësohen kufizimet e bllokimit.
“Ne e dimë që ekziston kërkesa e mbyllur – ne kemi parë që çdo herë kufizimet janë zbutur – dhe kështu ne e dimë që njerëzit duan të shkojnë me pushime sa më shpejt që të munden.” – i tha ai BBC, duke shtuar se EasyJet ofron besim për tregun e udhëtimeve post-pandemike.
“Ne kemi qenë të kënaqur kur kemi parë që disa klientë po bëjnë plane për pushimet e tyre verore tani, me rezervimet e pushimeve EasyJet për verën 2021 në rritje 250 për qind krahasuar me të njëjtën kohë të vitit të kaluar dhe me majin që aktualisht dëshmon të jetë muaji më i popullarizuar për prenotime për pushime për momentin.” – shtoi ai.
Sipas Lundgren, programi i vaksinimit në proces në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë ishte ‘pa dyshim çelësi për të zhbllokuar përsëri udhëtimet’.