Vendosni fjalën kyçe....

Rishfaqet pas tre muajsh zhdukje bosi i Alibaba, Jack Ma


Biznesmeni kinez Jack Ma është shfaqur pas zhdukjes 3-mujore në një mesazh me video, duke mbajtur një fjalim në një ndarje çmimesh për mësuesit e zonave rurale, javë pasi bashkëthemeluesi i Alibaba u zhduk nga sytë e publikut, pas një mosmarrëveshje me autoritetet.

Sipërmarrësi i profilit të lartë mbajti një fjalë virtuale gjatë ceremonisë së Çmimit të Mësuesve Ruralë Jack Ma, të mërkurën në mëngjes.

Sipërmarrësit e Kinës duhet të ndihmojnë për të promovuar ‘ringjalljen rurale dhe zhvillimin e përbashkët’, i tha Ma grupit të arsimtarëve, duke shtuar: “Ne do të takohemi përsëri kur të mbarojë epidemia Covid-19.”

Global Times e drejtuar nga shteti publikoi një klip 50 sekondësh të vërejtjeve të tij. Fondacioni Jack Ma konfirmoi se biznesmeni kishte marrë pjesë në ceremoni, një ngjarje vjetore e filluar në 2015 që nderon arsimtarët në zonat rurale.

Mesazhi shënon daljen e parë publike të Ma që nga fundi i tetorit 2020, pasi ai mbajti një fjalim në një konferencë në Shangai, në të cilën ai kritikoi rregullatorët kinezë. Gjatë fjalës, ai akuzoi zyrtarët se kishin një ‘mentalitet dyqani pengjesh’ që pengonte rritjen e biznesit dhe inovacionin në Kinë.

Ditë më vonë, autoritetet ndaluan debutimin e planifikuar të tregut të aksioneve të Ant Group, një platformë financiare që evoluoi nga shërbimi i pagesave të Alibaba, Alipay dhe nisën një kontroll të rreptë ndaj kompanisë Aliexpress.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *