Vendosni fjalën kyçe....

Rrjedhja e gazit në shkollën në ‘Don Bosko’, dëshmia e nxënëses: Na thanë hapni dritaret


Të tjera detaje bëhen me dije lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi paraditen e sotme në Tiranë, ku pati rrjedhje gazi në një shkollë private në “Don Bosko”.

Një nga nxënëset në shkollën “Albanian Qatar College” ka treguar në një prononcim për “ABC News” momentin e parë kur kanë ndjerë erën e gazit.

Ajo thotë se orën e pare kur kanë ndjerë erën e gazit mësuesit iu kanë thënë të mbajnë të hapura dritaret, mirëpo kur gjendja është përkeqësuar atyre u është kërkuar të dalin jashtë. Disa nxënësve u kishte rënë të fikët e të tjerë kishin patur edhe të vjella.

 “Unë jam maturë. Ngrohemi me kaldaja. Orën e parë dëgjuam era gaz. Na thanë hapni dritaret dhe mbajni hapur. Pastaj na thanë dilni jashtë, pini një kafe. Kur po dilnim jashtë pastaj shihnim nxënës duke vjellë, një tjetër i kishte rënë të fikët“, u shpreh nxënësja.

Nxënësit rezulton se kanë qëndruar në mësim për gati dy orë ndërkohë që kishte rrjedhje gazi dhe sipas njoftimit të policisë, evakuimi i tyre është bërë në orën 09:30. Katër nxënëse janë dërguar në spital, si pasojë e gazit.

Paraprakisht besohet se bëhet fjalë për gaz të lëngshëm ‘propan butan’ që përdoret kryesisht për sistemet e ngrohjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *