Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet ku ka pasur rrjedhje gazi në një shkollë dhe 4 nxënës kanë përfunduar në spital.
Incidenti ka ndodhur në një shkollë private për vajza në “Don Bosko”, ku katër nxënëse janë ndier keq nga rrjedhja e gazit në sistemin e ngrohjes.
“Më datë 20.01.2021, rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës.
Gjithasht janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Paraprakisht besohet se bëhet fjalë për gaz të lëngshëm ‘propan butan’ që përdoret kryesisht për sistemet e ngrohjes./Hashtag.al