Vendosni fjalën kyçe....

Taulanti bën dinakun: PS dhe PD kanë pakt për ta shkrirë LSI-në


Taulant Balla thotë se socialistët kanë rënë dakord me kryedemokratin Lulzim Basha, që të “çojnë për skrap LSI-në”.

Këtë deklaratë ai e ka bërë pak ditë më parë ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Absolut 4” të gazetares Merita Haklaj.

“LSI është në një proces shkërmoqje. Figura politike të tyre kanë kërkuar të afrohen në PS. Ajo që po ndodh është që me Lulzim Bashën kemi rënë dakord, ai në 2017, ne tani, që LSI-në ta çojmë për skrap. Për këtë po punojmë të gjithë së bashku”, u shpreh Balla duke i fryrë teorisë për një bashkëpunim mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Basha, një ide që përballë opinionit publik i vjen në favor pikërisht të parit.

Balla e ka bërë këtë deklaratë, ndërsa po diskutohej për largimin e Nasip Naços nga LSI-ja drejt PS-së dhe dy emra të tjerë që e ndoqën atë pas.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *