Vendosni fjalën kyçe....

Xhelal Mziu në Dibër, Tomorr Alizoti në Berat – PD zyrtarizon dy drejtuesit politikë të radhës në qarqe


Këtë të mërkurë, Partia Demokratike ka zyrtarizuar dy të deleguarit e radhës nëpër qarqe të kësaj partie politike.

Mësohet se Tomorr Alizoti do të jetë i deleguari në Berat, që do të udhëheqë dhe listën e kandidatëve për deputetë në këtë qark.

Ndërsa ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu është caktuar në Dibër.

Kujtojmë se ditën e djeshme janë zyrtarizuar Mark Marku në Lezhë, Edmond Spaho në Korçë. Ndërkohë është konfirmuar në Shkodër Helidon Bushati, në Durrës Edi Paloka, në Elbasan Gazmend Bardhi, në Vlorë Bujar Leskaj, në Fier Enkelejd Alibeaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *