Nuk kanë të sosur telashet e këngëtares Fjolla Morina me policinë. Policia e Kukësit njofton se Prokuroria e qytetit, ka regjistruar dhe një tjetër vepër penale ndaj këngëtares.
Bëhet fjalë për akuzën “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, kjo për shkak se ajo nuk është gjetur në banesën ku duhej të qëndronte pas vendimit të dhënë nga gjykata për “Arrest shtëpie”.
Për këtë arsye ajo është shpallur në kërkim policor.
“Më datë 20.01.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale ‘Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit’, në ngarkim të shtetases F. M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila është me masë sigurie ‘Arrest në shtëpi’, të caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk është gjetur në banesë.
Po punohet për kapjen e saj.”- njofton policia e Kukësit.