Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të mbetet i bllokuar në kanalin e tij në YouTube edhe për të paktën një javë, tha Google në mes të një fushate në rritje për ta bërë bllokimin e përhershëm.
“Në dritën e shqetësimeve në lidhje me potencialin e vazhdueshëm të dhunës, kanali Donald J. Trump do të parandalohet nga ngarkimi i videove të reja ose transmetimeve të drejtpërdrejta për një minimum shtesë prej shtatë ditësh”, tha Alphabet Inc, Google dhe kompania mëmë e YouTube, në një deklaratë të mërkurën.
Ndërkohë llogaria e Donald Trump është pezulluar përgjithnjë nga rrjetit Tëitter e janë shuar zërat e peronave publikë që e njëjta gjë të ndodhë edhe në Facebook e Google.
Një nga zërat më të spikatur është Sacha Baron Cohen, një aktor britanik që fitoi famë për disa role të tij në filma komikë ku spikat personazhi i ‘Borat’. Ai ka kërkuar që llogaritë e Trump në të gjitha rrjetet sociale të bllokohen përgjithnjë.