Vendosni fjalën kyçe....

“Erdogan nuk bën më nëna” – Artistët në Fier i kushtojnë këngë presidentit turk pas premtimit për Spitalin e Ri (VIDEO)


Pas premtimit të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan se do të ndërtojë spitalin e ri në Fier, një artist në Fier i ka kushtuar atij një këngë.

Mjeshtri i polifonisë në Fier, Guri Rrokaj dhe grupi i tij i këndojnë presidentit turk, duke thënë se si ai “nuk bën më nëna”.

Në teksin e këngës përmendet gjithashtu ndihma që ka ofruar Turqia për vendin tonë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të vitit 2019.

Erdogan ka premtuar se spitali i ri në Fier, do të ndërtohet para zgjedhjeve 25 prillit ndërsa e ka konsideruar se për Turqinë, ndërtimi i spitalit rajonal të Fierit është “një grimcë” duke sjellë si shembuj ndërtimet e dy spitaleve të fundit pranë një aeroporti në Stamboll me kapacitete disa mijëra dhoma.

TEKSTI I KËNGËS
Lajmi bukur mori dhenë, në gjithë botën sot po zjen
Erdogani tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmoj
Shteti turk dhe Ankaraja tregoi dashurinë e saj

Shqipërisë iu gjend pranë, porsi nëna për evlanë

Në Turqi tek gjysmëhëna, Erdogan nuk bën më nëna
Burri i besës që s’të fal, tha të bëhet një spital
Laçin po nge në themel me gjithë lagje krejt po del
Do bëjë spitalin në Fier për të gjithë vilajetin

Ky Rexhep Taip Erdogan Presidenti turk me famë,
Për Shqipërinë do mbesë ikonë, sa more sa malet të rrojë!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *