Goditja e Vedat Muriqit me kokë në fund të ndeshjes ka bërë që Lazio të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë duke fituar kundër Parmës me rezultat 2-1.
Ndeshja Lazio-Parma ka përfunduar me rezultat 2-1 në kohën e rregullt.
Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje foli për Lazion pasi që ata vazhdimisht sulmuan dhe arritën që të shënojnë gol në minutën e 23-të te ndeshjes.
Ishte Marco Parolo që shënoi një gol të bukur në minutën e 23 të ndeshjes me kokë.
Me këtë rezultat të ngushtë përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Parma pati disa raste për gol dhe arriti që të barazojë rezultatin në minutën e 83-të me anë të Victori Mihaila
Pasimi i Acerbit në zonë në minutën e 90-të gjeti Muriqin i cili e goditi topin me kokë duke shënuar golin e kualifikimit.