Ish-fotografi i Barack Obamës në Shtëpinë e Bardhë ka publikuar një foto të veçantë të katër viteve më parë kur president inaugurohej Donald Trumpi, një moment që i ka bërë të gjithë në rrjet të flasin.
Souza ka publikuar një fotografi kur ish-zonja e parë Michelle Obama takohet me Joe Bidenin gjatë inaugurimit të Donald Trumpit. Ajo e kap Bidenin në faqe dhe fytyra e tij shpreh shumë emocione, por aspak të këndshme. Madje madje, ai duket i frikësuar.
“Si sot, katër vjet më parë. Falë zotit emocionet e tyre sot janë të ndryshme.”- shkruan Souza krahas fotos.
Kjo foto ka ndezur komentet në rrjet, me shumë njerëz që e krahasojnë zonjën Obama me profetët, duke thënë se ajo ka parashikuar se Joe Biden do të inaugurohej pas katër vitesh president.
Shumë shkruajnë me shaka se ajo po i thotë “Ti do ta mundësh atë” dhe se Biden duket i frikësuar.
I’m not a prophet but hey, Michelle Obama and Joe Biden just gave us more content for our memes with this picture#Inauguration2021 pic.twitter.com/dwAIC4S6wL
— Luther said: (@The_guy_Luther) January 20, 2021