Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka prezantuar dy kandidatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit në vend.
Sipas Abc News, në Tiranë do garojë kreu i saj, Bojken Abazi, ndërsa në qarkun e Lezhës do garojë Iliaz Shehu.
Sipas Abazit, në Shqipëri ka aktivistë e qytetarë të shumtë që e mbështesin Vetëvendosjen dhe ai thekson se është koha e duhur për të marrë pjesë në zgjedhje.
“Aktivistë të shumtë dhe qytetarë që na përkrahin në këto zgjedhje jam i bindur se ky është momenti i duhur. Ne i besojmë atyre dhe i falenderojmë të gjithë që po e çojnë përpara kandidaturën tonë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Qarku i Tiranës është zona zgjedhore që më kanë besuar kolegët, qytetarët dhe aktivistët që kanë nisur dhe grumbullimin e nënshkrimeve për zyrtarizimin e këtyre kandidaturave. Shqipëria është në një krizë shëndetësore, ekonomike institucionale e morale. Paraja kalon tranzit në Shqipëri. Ky kapital përqëndrohet në pak duar këtu në Shqipëri, në disa oligarkë.” – tha Abazi.