Një aksident ka ndodhur në Vlorë ku një makinë ka përplasur një këmbësor cili është dërguar në spital.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kushtrim në Vlorë. Drejtuesi ende i paidentifikuar i automjetit është larguar nga vendngjarja.
Shtetasi i plagosur me iniciale M.S është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Më datë 21.01.2021,rreth orës 19:00, në lagjen Kushtrim, Vlorë, një mjet i markës benz, me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje shtetasin M. S, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”-njofton policia në informacionin paraprak.