Eugena Tomini është emëruar zv.ministrja e katërt e Shëndetësisë.
Tomini ka mbajtur deri sot pozicionin e shefes së Epidemiologjisë në Insitutin e Shëndetit Publik.
Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë e është publikuar në Fletoren Zyrtare.
Bashkë Tominin, ministrja Manastirliu ka si zëvendësa, Mira Rakacollin, Albert Nikollën e Bardhylka Kospirin.