Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka treguar numrin e vaksinave që do mbërrijnë në Shqipëri të shtrira në disa muaj.
Ministrja tha se kalendari fillon me 10 mijë doza brenda muajit janar, ndërsa në shkurt do vijnë 30 mijë doza.
“Janë 500 mijë doza vaksine të kontraktuara nëpërmjet kontratës së Pfizer. Kalendari fillon me 10 mijë dozat e para brenda muajit janar, me 30 mijë dozat e dyta brenda muajit shkurt dhe ndërkohë me serinë e dozave sipas kalendarit të vaksinimit. Ndërkohë janë 1 milionë e 200 mijë doza përmes COVAX, që kanë një kalendar. COVAX pritet të fillojë në shkurt përmes dozave të Pfizer. Ende nuk është përcaktuar shuma sepse instrumenti COVAX është duke ndarë në mënyrë të barabartë mes vendeve që kanë paguar. Fillojnë në muajin shkurt dhe pastaj në mars, prill, maji vazhdojnë dozat e tjera”-tha Manastirliu.
Manastirliu shpjegoi më tej edhe skenarët për vaksinimit, duke thënë se skenari më ambicioz është që të përfundojë në 14 muaj ndërsa skendari i dytë është 18 muaj dhe i treti 24 muaj.
“Ne kemi vendosur përmes planit të vaksinimit të nisim me mjekët, më pas me të moshuarit në qendrat sociale dhe me të moshuarit mbi 75 vjeç. Ne kemi 3 skenarë. Në skenarin më ambicioz që ne kemi realizuar, është vaksinimi i popullatës në 14 muaj. Skenari i dytë është 18 muaj dhe skenari i tretë është 24 muaj”-tha Ministrja.