Vendosni fjalën kyçe....

Masakër në Irak, 23 viktima nga shpërthimi i bombave në qendër të Bagdadit (Video)


Masakër në Irak pas një sulmi vetëvrasës në kryeqytetin e vendit, Bagdad. 28 persona humbën jetën ndërsa më shumë se 70 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Dy kamikazë dyshohet se shpërthyen dy bomba afër Sheshit al-Tayaran të Bagdadit, njoftoi agjenca shtetërore e lajmeve. Asnjë grup nuk ka marrë deri më tani përgjegjësinë për bombat në kryeqytetin Irakian.

Më herët të enjten, Gjeneral Majori Yahya Rasool, zëdhënësi i ushtrisë irakiane, tha në një deklaratë se ‘bombarduesit vetëvrasës po ndiqeshin nga forcat e sigurisë para se të hidheshin në erë në Sheshin Tayaran në Bagdad’.

Ministria e Brendshme Irakiane deklaroi se një nga sulmuesit vetëvrasës pretendoi se ai ishte i sëmurë dhe kishte nevojë për ndihmë dhe e shpërtheu veten kur qytetarët u mblodhën në përgjigje të thirrjes së tij.

Sipas dëshmitarëve okularë, forcat e sigurisë intensifikuan praninë e tyre dhe masat e rrepta të marra në afërsi të Zonës së Gjelbër të fortifikuar fort, në qendër të Bagdadit, për të siguruar selinë e misioneve të huaja diplomatike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *