Vendosni fjalën kyçe....

Mësimi në universitete do vijojë online, vendimi nga Komiteti i Ekspertëve


Komiteti i Ekspertëve ka vendosur sot që mësimi në universitetet e vendit të vijojë online.

Në mbledhjen e sotme ku mori pjesë edhe ministrja e Arsimit, Kushi, kryetarja e komitetit, Rakacolli theksoi se nga data 6 janar deri në 18 janar ka pasur një rritje të rasteve në moshat e reja 15-24 vjeç dhe një masë e tillë do ndikojë në frenimin e pandemisë në këto grupmosha.

“Qëllimi është të propozojmë në kohën e duhur ato masa që janë të përshtatshme. Nga 6 deri në 18 janar rritje e incidencës dy javore, 291 raste për 100 mijë banorë. Dy javë më parë, 227 raste për 100 mijë banorë. Kjo rritje incidence shoqëruar me një rritje incidence të moshave 15-24 vjeçe. Tirana e ka numrin më të lartë dhe ardhja e studentëve bën që të shpërndahet infeksioni dhe në ato qytete që i kemi kontrolluar. Ky nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë.” – tha ndër të tjera Rakacolli.

Ministrja e Arsimit nga ana e saj tha se vendimet e Komitetit të Ekspertëve do respektohen duke kërkuar mirëkuptimin e studentëve.

“Ne respektojmë të gjitha rekomandimet tuaja që lidhen me situatën. E kuptoj shumë mirë situatën e studentëve, problemet që kanë. Dua të ju them se nuk janë të imponuara nga askush por për shkak të rrethanave. Vendimet tona rrjedhin si rezultat i sugjerimeve të Komitetit të Ekspertëve. Do të kërkoja mirëkuptimin dhe solidaritetin e të gjithë studentëve.” – tha Kushi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *