Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpalli Non grata ditën e sotme diplomatin rus Alexei Krivosheev me detyrë Sekretar i Dytë në Ambasadën e Federatës Ruse në Tiranë me pretendimin e ka thyer masat ani-pandemi në vendin tonë.
Në një reagim për mediat Ria Novosti, selia diplomatike ruse në Tiranë i ka quajtur të pabazuara pretendimet e Ministrisë shqiptare. Madje ata e kanë quajtur jashtë praktikës ndërkombëtare diplomatike publikimin e emrit.
“Ne i konsiderojmë të pabazuara të gjitha akuzat ndaj diplomatit rus të dhëna në këto dokumente. Ne gjithashtu vërejmë se tregimi në njoftimin për shtyp të emrit dhe mbiemrit të punonjësit tonë bie në kundërshtim të ashpër me praktikën e vendosur ndërkombëtare diplomatike. Ministria e Jashtme ruse është njoftuar“, tha misioni diplomatik për agjencinë e lajmeve.