Pandemia duket se duket se ka ndryshuar edhe mënyrën e jetesës apo ndryshuar disa prej “veseve” të shqiptarëve, të cilat lidhen ngushtë edhe me shëndetin.
Sipas buletinit të fundit fiskal të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, për periudhën janar-dhjetor të vitit 2020, pra vitit të pandemisë, sasia e importuar e mallrave të akcizës ka rënë ndjeshëm për produktet: “kafe”, “birrë” dhe “cigare”. Madje, për kafe, shifra e importeve, prej 8162 ton, është më e ulta që prej vitit 2014. Asokohe, importet ishin në 7412 ton, ndërkohë që të gjitha vitet më pas shifra ka qenë më e lartë, shkruan Scan-tv.
Në rastin e cigareve, shifra e importeve, prej 2714 ton gjatë 2020-ës rezulton më e ulta që prej vitit 2015, kur fiksohej në 2478 ton.
Për birrën ndërkohë, me 41,988,000 litra import gjatë 2020-ës, shifra është më e ulta që prej vitit 2016, kur ishte në rreth 31 milionë litra.