Vendosni fjalën kyçe....

PD kërkon shkarkimin e Rakacollit: Shkeli rregullat që ka vendosur vetë për pandeminë


Partia Demokratike ka denoncuar zv.ministren e Shëndetësisë, Rakacolli për moszbatimin e distancimit social siç e ka vendosur vendimi i Komitetit të Ekspertëve, të cilin e drejton pikërisht ajo.

Vendimi i Komitetit te Ekspertëve ndalon tubimin e më shumë se 10 personave për veprimtari të ndryshme si dhe respekticimin e distancimit social për të frenuar përhapjen e pandemisë Covid-19.

Demokrati Spahia ka publikuar një foto të Rakacollit që merr pjesë në një mbledhje elektorale bashkë me deputeten Elona Gjebrea, e cila sipas tij ka fshirë foton nga rrjetet sociale.

Spahia tha se Rakacolli duhet të dorëhiqej nga detyra si person që shkel i pari rregullat e vendosura vetë.

“Shkelin edhe rregullat që vetë predikojnë! Kjo është kryetarja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli në rresh të parë në një takim partie, bashkë me Elona Gjebrean, duke shkelur masat anti Covid që ka urdhëruar vetë! Pasi kuptuan se i nxorën bojën vetes, Gjebrea fshin foton! Pra ky është “reflektimi”, FSHEHJA, sic bëjnë për gjithçka. E turpshme sesi qytetarët i mbysin në gjoba, opozitën e godasin, ndërsa vetë injorojnë ligjin! Ky është shteti që ka ndërtuar Edi Rama! Ky është modeli i tij! Për vete kulaçin, për qytetarët kërbaçin! Minimalisht Mira Rakacolli sot duhej të ishte shkarkuar nga detyra! Eshtë e pafalshme që kryetarja e komitetit të ekspertëve për pandeminë Covid-19, të shkelë e para rregullat, për hir të partisë! Nëse një qytetar që shkel rregullat anti Covid gjobitet! Kur i shkelin këta, fshehin faktet duke fshirë fotot! Ky model i pështirë nuk duhet duruar më! Më 25 Prill shqiptarët do zgjedhin qeverinë që u shërben, e jo atë që i gjobit ndërsa vetë është mbi ligjin!” – shkruan Spahia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *