Secila parti bën propagandën e vet. Pas Partisë Socialiste, tanimë edhe demokratët kanë publikuar spotin e tyre me rastin e 10-vjetorit të tragjedisë së 21 Janarit të 2011-ës, ku katër protestues humbën jetën.
Në këtë spot jepet një fragment i shkurtër i një fjalimi të kryeministrit Edi Rama në kohën kur ishte në opozitë, më saktë një ditë para protestës së 21 janarit.
Në këtë fjalim, organizatori i protestës Edi Rama flet për të vdekur. PD e konsideron Ramën si përgjegjës, për shkak se ishte dhe organizatori i kësaj proteste.
Më herët PS publikoi një spot në rrjetet sociale, ku shënjestronte ish-kryeministrin Sali Berisha, ministrin e Brendshëm Lulzim Basha dhe ish-kreun e Kuvendit Ilir Metën.
Në këtë spot thuhej se ishte Berisha ai që urdhëroi vrasjen, ndërkohë kur Basha ishte ministër dhe duhej të mbante gjithashtu përgjegjësi për këtë, ndërsa Meta konsiderohet bashkëpunëtor i heshtur.