Vendosni fjalën kyçe....

Propaganda e PS-së – Çfarë videoje publikon më 21 janar


Sot shënohet 10 vjetori i protestës së Partisë Socialiste në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbetën të vrarë katër persona.

Me këtë rast, Partia Socialiste ka publikuar një spot në rrjetet sociale, ku shënjestron ish-kryeministrin Sali Berisha, ministrin e Brendshëm Lulzim Basha dhe ish-kreun e Kuvendit Ilir Metën.

Në këtë spot thuhet se ishte Berisha ai që urdhëroi vrasjen, ndërkohë kur Basha ishte ministër dhe duhej të mbante gjithashtu përgjegjësi për këtë, ndërsa Meta konsiderohet bashkëpunëtor i heshtur.

Socialistët theksojnë se “përgjegjësit nuk kanë shkuar përpara drejtësisë”, ndërsa harrojnë të përmendin se vetë kanë 8 vite në pushtet dhe nuk e kanë arritur të vënë drejtësinë që pretendojnë.

Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj janë katër protestuesit që mbetën të vrarë në protestën e thirrur para Kryeministrisë më 21 janar nga Partia Socialiste.

Mbrëmjen e kaluar, policia e Tiranës kërkoi papritmas rihapjen e dosjes për atë ngjarje. Kërkesa i është dërguar Prokurorisë së Tiranës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *