Vendosni fjalën kyçe....

Rama shpall ”Dëshmorë të Atdheut” të vrarët e 21 Janarit: Drejtësia do ta bëjë të sajën


Kryeministri Edi Rama ka shpallur ”Dëshmorë të Atdheut” të vrarët në protestën e 21 janarit, të 10 viteve më parë.

Rama u shpreh se kujtimi i tyre do të mbetet i përjetshëm.

“Sot ne i dorëzojmë familjeve simbolin e ‘Dëshmorit’ për të dashurit e tyre dhe jam i bindur se prania e atij sumboli në të katërt shtëpitë, do të jetë një pikë e dukshme referimi për vështrimine  fëmijëve kur të mendojnë për prindërit e tyre, jo thjesht në sensin e vlerësimit, por në sensin e besimit që drejtësia do ta bëjë të sajën dhe ata të cilët i vranë për herë të dytë dhe i vranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin me palë të treta, të veshur nën togën e zezë të gjykatësve do të përgjigjen, siç do përgjigjen të gjithë gjykatësit dhe prokurorët që sot janë angazhuar fort për ta bërë 25 prillin një referendum kundër kësaj qeverie, bashkë me udhëheqësin e referendumit.

Por sot nuk është koha për këtë, por për të kaluarit e këtyre simboleve te katër familjet. Kujtimi i tyre do të jetë i përjetshëm”– deklaroi Rama.

Këtë çertifikatë jepet për protestuesit: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, të cilët nga sot janë ”Dëshmorë të Atdheut”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *