Vendosni fjalën kyçe....

Sa është përqindja e të vaksinuarve ndaj Covid-19, Shqipëria me ritme të ngadalëta (Tabela krahasuese)

Shqipëria është një nga vendet me përqindjen më të ulët të vaksinimit në Europë e Ballkan.

Me 483 dozat e para që janë bërë në vend nga 975 gjithsej, ne jemi në shifrat e rreth 0.16% të popullsisë të vaksinuar deri tani.

Në fillim të janarit, kryeministri Rama njoftonte se kishte arritur një kontratë me kompaninë Pfizer për rreth 500 mijë doza, të cilat do dorëzohen sipas një grafiku brenda fundit të këtij viti.

Pak ditë më pas, Rama u shfaq sërish në media duke njoftuar se kishte arritur të siguronte një sasi emergjente prej 975 dozash të vaksinës së Pfizer, duke mos treguar vendin e BE-së që sipas tij i kishte dhuruar.

Brenda janarit pritet që në vend të mbërrijnë 10 mijë e 530 dozat e para. Me të dhënat e deritanishme, kemi vaksinuar 0.16% të popullatës.

Disa nga vendet fqinje kanë një përqindje më të lartë vaksinimi, siç tregohet nga tabela bashkëngjitur me Turqinë, Greqinë e Serbinë që kanë ecur me ritme më të shpejta. Por ka edhe vende si Mali i Zi e Maqedonia e Veriut që nuk e kanë nisur ende procesin, por sipas autoriteteve pritet që vaksinimi të nisë këto ditë.

Kontrata e plotë mes Shqipërisë e kompanisë Pfizer u publikua ekskluzivisht nga Gogo.al dy ditë më parë. Aty jepen hollësitë e sakta të marrëveshjes prej 52 faqesh duke përfshirë kohën e dërgesave, çmimet, kushtet e administrimit e sigurisë së vaksinës e të tjera hollësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *