Rreth rreth 6 mijë jetë të humbura më shumë kanë humbur jetën në vitin që lamë pas, në krahasim me vitin 2019.
Monitor.al raportoi këtë mëngjes se në vendin tonë gjatë 2020-ës kanë humbur jetën rreth 28 mijë persona.
Kjo shifër shënon një rritje rekord jo pak por rreth 6 mijë jetë të humbura më shumë se sa vitin 2019, me rritje prej 28%, duke shënuar nivelin më të lartë historik në numrin e viktimave, të paktën që nga viti 1990.
Por si shpjegohet kjo rritje e lartë e vdekjeve në 2020-n?
Ministria e Shëndetësisë duhet t’i përgjigjet kësaj pyetje. Është e qartë që Pandemia e Covid-19 është arsyeja kryesore, por çfarë ka ndodhur?
Deri më tani Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 1296 humbje jete për shkak të pandemisë. Pra afro 5 mijë më pak se sa shifra e përmendur më lart.
Çfarë ka ndodhur me këta 5 mijë njerëz të tjerë që nuk janë raportuar si viktima të Covidit:
1-Kanë humbur jetën në shtëpi, 2- janë mbajtur të fshehtë, 3- u janë vendosur arsye të tjera si shkak i vdekjes, ÇFARË?
Kujtojmë se vetëm dy muaj më parë, kryetari i PD-së Lulzim Basha denoncoi fshehjen e numrit të viktimave nga Covid-19 në vendin tonë.
Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, ai publikoi disa të dhëna të përpiluara në një tabelë, që thoshte se i kishte marrë nga morgu, sipas të cilave sugjerohej se vdekjet nga Covid-19 ishin 414 më shumë se ato të publikuara nga autoritetet deri në fund të muajit tetor.
Basha tha se nga Marsi deri në fund të Tetorit, në spitalet Covid, kanë humbur jetën 923 persona, ndërsa janë raportuar vetëm 509 (Një shifër që përsëri është shumë herë më e ulët se sa numri shtesë i humbjeve të jetëve në vendin tonë në vitin e fundit). Një denoncim i cili u injorua nga qeveria, mediet dhe autoritetet./Hashtag.al