Vendosni fjalën kyçe....

Abazi i Vetëvendosjes: Në këto zgjedhje synojmë mandat më pas bëhemi faktor


Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje-Qendra në Shqipëri, Boiken Abazi tregoi se si do organizohet gara për zgjedhjet e 25 prillit nga kjo lëvizje cila nuk është zyrtarizuar si një parti e mirëfilltë.

Abazi tha në një intervistë për Report Tv se synimi i LVV-së është që në këto zgjedhje të marrin mandate dhe më pas të organizohen në struktura të mirëfillta partiake.

Me këto kandidatura po bëjmë vetëm një hap të një plani dhe projekti që është shumë më i madh se kaq. Secili prej kandidatëve duhet të mbledhim disa firma dhe ne kemi udhëtuar shumë në Shqipëri dhe kemi bërë dhe ftesë publike që duhet një iniciativë që fillon nga poshtë tek populli dhe duhet që njerëzit duhet ta shprehin vullnetin për ta marrë përsipër diçka të tillë. Ne vendosem që të dalim vetën me dy kandidaturat e para dhe kemi kohë për kandidaturat e tjera dhe përsëris ftesën që kushdo që do t’i bashkohet këtij projekti ne shprehim gatishmërinë si Lëvizje për ti mbështetur dhe të kërkojmë. Jemi brenda një projekti që nuk e kemi nisur ne po rilindësit e vërtetë, ne jemi duke e risjellur në shekullin e 21. Në ketë formë kandidimi nuk po hyjnë në këto zgjedhje për të fituar pushtetin, por për të fituar mandate që të ngremë struktura që në zgjedhjet e  ardhshme të krijojmë një subjekt politike dhe të përfaqësohet me lista të plota”-tha Abazi.

Deri më tani janë zyrtarizuar dy emra nga LVV-ja në Shqipëri, ai i Boiken Abazit në qarkun e Tiranës dhe Iliaz Shehut në Lezhë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *