Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorët Soreca dhe Kim takojnë Pupen: KED-ja të jetë gati për të mundësuar funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese


Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca së bashku me Ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim kanë zhvilluar një takim me kreun e KED-së Ervin Pupe.

Të dy Ambasadorët i kanë kërkuar KED-së që të jetë gati me procedimet për kandidaturat e mbetura për Gjykatën Kushtetuese.

Takova Kryetarin e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi, z. Ervin Pupe, së bashku me ambasadoren e SHBA në Shqipëri. Unë e përgëzova Këshillin e ri, i urova sukses në punën e tyre dhe konfirmova mbështetjen e fortë të BE-së, përfshirë edhe ndihmën tonë teknike. Është e rëndësishme që sapo Gjykata e Lartë të ketë hapur vakancat e mbetura për Gjykatën Kushtetuese, KED do të jetë gati të procedojë, në mënyrë që të sigurojë funksionalitetin e plotë të GJK sa më shpejt të jetë e mundur në muajt e ardhshëm”- shkruan Soreca.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *