Vendosni fjalën kyçe....

Artan Hoxha i përgjigjet akuzave të Carlo Bollinos: Ti s’ke qenë fare në Shqipëri e s’ke ditur çfarë kam unë në xhep


Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas akuzave që botuesi Carlo Bollino ka bërë në drejtim të tij, gjatë një emisioni mbrëmjen e kaluar lidhur me një videokasetë të xhiruar në protestën e 21 janarit të vitit 2011.

Bollino e ka akuzuar Hoxhën se kasetën e vrasjeve të 21 janarit e mbante në xhep dhe e ka transmetuar vetëm kur e ka urdhëruar ai nga Italia.

Por Artan Hoxha thotë se Bollino nuk e kishte idenë se çfarë kasete kishte patur ai, se po ta dinte nuk do e kishte publikuar fare por do ishte futur në pazare me ish-kryeministrin Sali Berisha.

“E para unë nuk punoj në ndonjë media që ka themeluar Karlo. E dyta Karlo nuk ka qenë fare në Shqipëri në 21 janar 2011. Ku ka qenë ta thotë vetë. Videon e 21 janarit nuk e ka patur mundësinë ta shohë as në teleskop, dhe për kuriozitet unë nuk ia kam dorëzuar kurrë as prokurorisë…

Që pas sherrit me Sali Berishën në vitin 2018 kam ikur nga News24. E dyta, ky Karlo dhe drejtuesit e tij në Tiranë më 21 janar, jo vetëm që nuk më kanë kontaktuar në asnjë moment atë ditë por as e kishin haberin ku isha unë, çfarë po bëja, dhe çfarë kasetash apo pamjesh kisha në xhep. Sepse po ta dinin do kishin bërë pazar me Sali Berishën….”- shkruan Hoxha ndërsa i përgjigjet një komentuesi në rrjetet sociale.

Më pas ai ka bërë edhe një postim ku e ironizon Bollinon për deklaratat e këtij të fundit. Ai shprehet se edhe “qytetari dixhital” ka qeshur me fantazinë e tij të shfrenuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *