Vendosni fjalën kyçe....

Kameramani i “21 Janarit”: Bollino dhe Babaramo gati për të shitur pamjet


Pas akuzave të Carlo Bollinos ndaj gazetarit Artan Hoxha se kishte tentuar të mbante të fshehtë videokasetën e protestës së “21 Janarit”, ka reaguar dhe kameramani që i filmoi ato pamje.

Kameramani Ervin Daja thotë se përkundrazi, Bollino dhe Ilir Babaramo do t’i kishin shitur ato pamje, nëse ata nuk do kishin pritur për t’u larguar ky i fundit nga redaksia para se t’i publikonin.

 “Ky erdhi sa për t’i shitur pamjet që sipas marketingut të asaj kohe mori nja 120 e ca mijë euro nga mediat e huaja dhe na dha nga 100 mijë lekë shpërblim të cilat më kujtohet që ti i prishe te Liku. Madje më kujtohet që ti prite sa të iknin Babaramo me shokë që ta publikoje që mos ta bllokonin. Ky s’është mirë pz… Leje aman ti thuaj i ke xhiru publikut, shit mor tendera e gjithçka tjetër. Ne s’kemi bo asnjë gjë… Madje paska pyetur ky që ku jemi ne se i paskemi pas humb.”– shkruan Daja.

Hoxha shprehet me ironi se nuk e mban mend se kush e “futi me zor” në studio ndërsa ai endej nëpër Shkozë me kasetën në xhep.

Mes batutash prej kolegësh, Daja e Hoxha thonë se po i prishin punë Bollinos se mos ka për të marrë “ndonjë tender të ri për Kancerin e Gjirit”.

Carlo Bollino gjatë një emisioni mbrëmjen e kaluar ka ngritur akuza në drejtim të Artan Hoxhës, lidhur me një videokasetë të xhiruar në protestën e 21 janarit të vitit 2011.

Bollino e ka akuzuar Hoxhën se kasetën e vrasjeve të 21 janarit e mbante në xhep dhe e ka transmetuar vetëm kur e ka urdhëruar ai nga Italia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *