Komisioni Rregullator në KQZ miratoi unanimisht rregullat proceduriale për përdorimin e kamerave regjistruese e monitorëve në VNV dhe transmetimin në kohë reale nga vendet e numërimit të votave në ambientet e KQZ-së.
Për herë të parë, kamerat e tavolinave të grupeve të numërimit të votave do të transmetojnë imazhet e tyre pranë zyrave qendrore të KQZ-së, në çdo kohë kur paraqitet ndonjë problematikë ose kur i kërkohet nga KQZ.
“Regjistrimi filmik transmetohet në kohë reale në monitorë të vendosur përballë vëzhguesve të subjekteve zgjedhore, ruhet në medie elektronike dhe dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve së bashku me materialet e tjera zgjedhore.
Për herë të parë, kamerat e tavolinave të grupeve të numërimit të votave do të transmetojnë imazhet e tyre pranë zyrave qendrore të KQZ-së, në çdo kohë kur paraqitet ndonjë problematikë ose kur i kërkohet nga KQZ”-thuhet më tej në njoftimin e KQZ-së.