Vendosni fjalën kyçe....

Kush është Niku i përgjimeve për Ndraghetan që do siguronte leje ndërtimi nga Veliaj


Sot u botuan disa përgjime të Antimafias Italiane nga Oranews, të cilat hedhin dyshime mbi mënyrat se si mafia italiane (Ndrangheta) arrin të depërtojë në procesin e lejeve të ndërtimin në Bashkinë Tiranë të drejtuar nga Erion Veliaj. Në këto përgjime përmendet një emër shqiptar, Niku, si personi i cili ka aksesin e duhur për të garantuar leje pranë Bashkisë Tiranë, nëpërmjet një pagese nën dorë. 

Burime pranë PS-së për MCN TV deklarojnë se “Niku” është shtetasi Besnik Halili, biznesmen në disa sektorë, kryesisht në sektorin e furnizimit me oksigjen të rrjeteve spitalore. Besnik Halili zotëron 100% të kuotave të shoqërisë NCI sh.p.k. si dhe përfaqësues i shoqërisë GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k. ku aksioner i vetëm është shoqëria italiane Sol s.p.a., e cila përmendet dhe në përgjimet e rrjedhura sot në media.

Besnik Halili njihet në qarqet e politikes shqiptare dhe si i shoqi i Luneda Sufalit, ish drejtoreshë e AMLF në periudhën e sulmit të “fundit të marrëzisë” 2013-2015, sot drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror, me rol aktiv dhe në përpjekjet e qeverisë për të luftuar pandeminë Covid-19.

Besnik Halili ka dhe një profil në Linkedin ku deklaron se zotëron shoqërinë Global Technology Services LLC me seli në Dubai.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e MCN TV


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *