Vendosni fjalën kyçe....

Meta komenton të dhënat e Eurostat-it për azilantët: Koha për të menduar e vepruar për shqiptarët

Presidenti i vendit, Ilir Meta e ka nisur ditën duke publikuar të dhënat e Eurostat për numrin e azilantëve ekonomikë në BE.

Duke iu referuar këtij raporti, Meta thotë se Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, dhe se “një shqiptar sot ndihet më i pashpresë se një sirian, iraken apo një afgan”.

Ai shprehet se ka ardhur koha për të menduar e vepruar për shqiptarët.

“Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile.

Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan.

Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin.

KOHA PËR TË MENDUAR DHE VEPRUAR PËR SHQIPTARËT!”- shkruan Meta.

Të dhënat e publikuara nga Meta paraqesin numrin e azilantëve ekonomikë për 10 mijë banorë, bazuar tek periudha 2014-2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *