Vendosni fjalën kyçe....

Milani zyrtarizon huazimin e Tomori nga Chelsea


Chelsea dhe Milan kanë zyrtarizuar transferimin e Fikayo Tomori tek kuqezinjtë në formë huazimi me opsion blerjen

Tomori ka kompletuar sot testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë me kuqezinjtë, kurse konfirmimi zyrtar ka ardhur nga të dyja klubet.

“AC Milan janë të lumtur të lajmërojnë që kanë nënshkruar me Oluwafikayomi Oluwadamilola Tomori në formë huazimi nga Chelsea FC deri në fund të sezonit”, shkruan Milan në deklaratën e tyre në rrjetet sociale. “Mbrojtësi ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2021, por AC Milan e ka mundësinë që ta blejë atë nëse dëshiron”.

Raportohet se për mbrojtësin janë paguar 1 milionë euro për huazim kurse në rast të blerjes, Milan duhet të paguajë 25 milionë euro në verë.

Fikayo Tomori do të luajë në pjesën e dytë të sezonit si i huazuar te liderët e Serie A, AC Milan”, ka shkruar Chelsea në faqen e tyre zyrtare.

Lojtari i Akademisë do të vazhdojë zhvillimin e tij në San Siro derisa është pjesë e Chelsea që nga mosha 8 vjeçare. Ai ka pasur 27 paraqitje për Blutë deri me tani, përfshirë katër këtë sezon, herën e fundit ai luajti si zëvendësues në rrethin e tretë të FA Cup në fitoren e Chelsea kundër Morecambe në fillim të këtij muaji”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *