Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas dëbimit të diplomatit rus nga Shqipëria, Alexey Krivosheev.
Zëvendës Ministri i Jashtëm Aleksandër Grushko e konsideroi këtë si një provokim nga ana e Shqipërisë.
“Ky është një provokim i qartë që synon përkeqësimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare dhe natyrisht, ky hap jo miqësor nuk do të mbetet pa përgjigje.”– tha zv,ministri Grushko në një prononcim për Ria Novosti.
Kjo është hera e parë që një diplomat rus përjashtohet këtë vit. Në vitin 2020, hapa të tillë u ndërmorën në Bullgari, Hollandë, Austri, Sllovaki dhe Republikën Çeke, por më shpesh për shkak të akuzave për spiunazj. Këtë radhë, shkaku i dëbimit ishte se diplomati rus kishte shkelur masat anti-Covid duke mos vendosur maskë mbrojtëse në fytyrë.
Atij iu lanë 72 orë kohë për t’u larguar nga Shqipëria.