Vendosni fjalën kyçe....

“Njerëzit në PD hynë si Luli dhe dolën si rruli”-Indrid Hoxha kritika ndaj Komisionit të përzgjedhjes së deputetëve


Aktivisti i Partisë Demokratike, Indrid Hoxha është personazhi i radhës që kritikon hapur Komisionit e Përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë.

Hoxha i ftuar në emisionin Aktualitet në Fax News, mori si shembull largimin nga lista e kandidaturave të Halim Kosovës i cili nuk u përzgjodh në asnjë qark për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë angazhimit tim në politikë kam pasur fatin dhe nderin të njohë shumë njerëz të respektuar, një ndër ta është edhe Doktori Halim Kosova me të cilin kam pasur fatin në fushatën e 2015 të jem  pjesë e shtabit të tij qendrorë dhe me shumë krenari e fisnikëri kam punuar për z.Kosova që ai të ishte kryetari i bashkisë së Tiranës.

Z.Halim Kosova është anëtarë i kryesisë së Partisë Demokratike dhe ka qenë drejtuesi i komisionit të vettingut të demkriminalizimit të Partisë Demokratike.

Në gjykimin tim automatikisht z.Kosova duhet të ishte pjesë e Komisionit të përzgjedhjes së kandidaturave për deputetë.

Jo që nuk ishte, por u eliminua nga ky komision dhe shumë demokratë janë bërë të pakënaqur sepse janë larguar pa një arsye. Sot ka drejtues qarku që kanë shkuar dhe kanë qenë pjesë e komisionit.

Janë drejtues qarku, shumë demokratë i kanë çuar sms për t’i kërkuar arsyet nuk kanë denjuar t’i kthejnë as përgjigje dhe sot këta njerëz shkojnë drejtues qarku. Njerëzit në PD hynë si Luli dhe dolën si rruli”- u shpreh Hoxha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *