Vendosni fjalën kyçe....

Pjesë e një bande kriminale, arrestohet në Elbasan shqiptari i kërkuar nga Italia


Një person është vënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi rezultonte se ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

54-vjeçari Ramazan Ereqi akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për vjedhje me dhunë dhe grabitje”. Një gjykatë në Itali kishte vendosur në muajin nëntor të vitit 2020, masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij dhe Ereqi do të ekstradohet drejt shtetit fqinj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

  1. E., 54 vjeç, banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Torinos, Itali, në datën 25.11.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për vjedhje me dhunë dhe grabitje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *