Vendosni fjalën kyçe....

Shpërndanë leje legalizimi para zgjedhjeve, hiqet dënimi për deputetin e PS-së dhe kreun e Kadastrës në Lushnjë


Rrëzohet kërkesa e LSI-së për të vendosur gjobë ndaj deputetit socialist Bujar Çela i cili është akuzuar se ka shpërndarë leje legalizimi përpara zgjedhjeve, një gjeë që është e ndaluar nga KQZ.

Po ashtu u hoq gjoba për kreun e Kadastrës së Lushnjës Arben Qalliu, i cili ishte gjobitur më 15 mijë lekë të vjetra gjobë për shkak se kishte lejuar deputetin socialist të shpërndante lejet e legalizimit.

Ndonëse LSI kishte kërkuar një gjobë deri 90 mijë lekë, KAS jo vetëm që nuk e mori në konsideratë këtë shumë, por i hoqi dhe gjobën e parë, prej 1500 lekësh.

“Në përfundim të shqyrtimit Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi ndryshimin e vendimit nr. 7, datë 14.01.2021, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe pranimin e ankimit të z. Arben Qalliu lidhur me vendosjen e sanksionit administrativ, si edhe rrëzimin e ankimimit Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me vendosjen e sanksionit administrative ndaj deputetit Bujar Çela.”– thuhet në vendimin e bërë publik nga KQZ.

Një javë më parë,  Ilirjan Celibashit dënoi me gjobë prej 1500 lekësh kreun e Kadastrës së Lushnjqs, pas dhënies së lejeve të legalizimit nga deputeti i PS-së, Bujar Cela, një veprimtari e ndaluar nga KQZ-ja për shkak të zgjedhjeve.

Por sot KAS e pa të arsyeshme që të hiqte gjobën duke u mjaftuar vetëm me kërkesën që “në aktivitete të tilla të mos ftohen deputetët”.

“Gjithashtu, KAS vendosi që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve të informojë Agjensinë Shtetërore të Kadastrës dhe t’i kërkojë që, në respektim të standardit të zgjedhjeve dhe neutralitetit të administratës publike, deputetët, deri në datën e zgjedhjeve të mos ftohen në veprimtaritë rutinë të administratës qendrore dhe vendore të tij, të cilat zhvillohen nëpërmjet kontaktit, komunikimit dhe bashkëpunimit me zgjedhësit.”– vijon njoftimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *