Vendosni fjalën kyçe....

Spartak Braho shpallet “Qytetar Nderi” në Skrapar


Spartak Braho është shpallur “Qytetar Nderi i Skraparit”. Vendimi u mor ditën e sotme unanimisht nga Këshilli i Bashkisë së Skraparit.

Në vendim thuhet se ky titull nderi dhe vlerësim i lartë i jepet me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë së tij të shquar si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në disa legjislatura, si publicist dhe veprimtar i devotshëm shoqëror në mbrojtje të vlerave historike të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe të rënëve në këtë luftë, promovimit të vazhdueshëm të atdhetarizmit përmes lartësimit të figurave të shquara të Skraparit e më gjerë, si dhe traditave që i kanë dhënë nder dhe dinjitet në çdo kohë krahinës së Skraparit.”

Propozimi për t’i dhënë Brahos këtë titull thuhet se është bëra nga disa shoqata patriotike të luftës, akademiku Xhevahir Spahiu, Prefekti i Beratit dhe deputetët e qarkut të Beratit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *