Dy persona dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit Xh.D në Kavajë.
Gjatë tentativës së tyre ata kanë goditur me sende të forta 70-vjeçarin i cili është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grabitësit nuk kanë mundur të vjedhin asgjë në banesën e të moshuarit.
“Më datë 22.01.2021, në orën 20:00, në Kavajë dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit Xh. D., 70 vjeç, të cilin e ka goditur me sende të forta, dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtësi.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sigurimin e provave që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.