Vendosni fjalën kyçe....

“Amazon” ofrohet të ndihmojë në shpërndarjen e vaksinave anti-Covid në SHBA


Amazon ka ofruar të ndihmojënë procesin e shpërndarjes së vaksinave kundër Covid-19 në SHBA, në një letër drejtuar presidentit të ri Joe Biden.

Në letrën e shkruar nga shefi ekzekutiv i firmës, Dave Clark, thuhej se gjigandi i tregtisë elektronike është “i gatshëm t’ju ndihmojë në këtë përpjekje”.

Amazon ka është kritikuar disa herë në lidhje me trajtimin e pandemisë, me disa pjesëtarë të stafit që pretendojnë se kushtet në depot e saj nuk ishin të sigurta.

Por kjo kompani, po kërkon gjithashtu që vaksinat për punëtorët e saj të kenë përparësi, shkruan BBC.

Firma ka nënshkruar një marrëveshje me një ofrues të kujdesit shëndetësor të paidentifikuar, për të administruar vaksinat në vend në magazinat e saj nëpër SHBA.

Amazon ka kërkuar që 800 mijë punëtorët e saj në të gjithë botën të jenë ndër të parët që marrin dozat, sepse ata nuk janë në gjendje të punojnë nga shtëpia.

Presidenti Biden është zotuar të japë 100 milionë vaksina për qytetarët e SHBA-së në 100 ditët e para të administratës së tij.

Në letrën dërguar Bidenit, Clark shkruan: “Ne jemi të përgatitur të lëvizim shpejt pasi të jenë të mundshme vaksinat”.

Ai tha se firma ishte e gatshme të “shfrytëzonte operacionet, teknologjinë e informacionit dhe aftësitë dhe ekspertizën tonë të komunikimit për të ndihmuar në këto përpjekje.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *