Vendosni fjalën kyçe....

AstraZeneca paralajmëron vonesa, Komisioni Evropian i pakënaqur me kompaninë e vaksinave anti-covid


AstraZeneca ka paralajmëruar ekzekutivin e BE-së se do të ketë vonesa në shpërndarjen e saj të vaksinave Covid-19 në tre muajt e parë të vitit, duke nxitur komisionerin e shëndetit të bllokut të shprehë “pakënaqësi të thellë”.

Në një seri twitterash të premten vonë, Komisionerja e BE-së për Shëndetësinë Stella Kyriakides tha se vonesat ishin zbuluar nga përfaqësuesit e firmës farmaceutike Britanike-Suedeze më parë atë ditë “krahasuar me parashikimin për tremujorin e parë të këtij viti”.

“Komisioni i BE dhe Shtetet Anëtare shprehën pakënaqësi të thellë me këtë,” shtoi ajo.

Ne këmbëngulëm për një orar të saktë të ardhjes, në bazë të të cilit Shtetet Anëtare duhet të planifikojnë programet e tyre të vaksinimit, në varësi të dhënies së një autorizimi të kushtëzuar të marketingut”.

Rregullatorët e BE nuk kanë aprovuar ende vaksinën, të zhvilluar bashkërisht nga AstraZeneca dhe Universiteti Oxford i Mbretërisë së Bashkuar, por blloku ka porositur paraprakisht deri në 400 milion doza, nga të cilat rreth 80 milion do të dorëzoheshin deri në Mars.

Një zyrtar i lartë i BE i tha Reuters se shifra e zvogëluar nënkupton një rënie prej 60 përqind të dorëzimit për atë periudhë, në 31 milion doza.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *